75 Mall Live Search
17:43 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / G T

Pas Brojës dhe Dakut, lëndohet edhe Rey Manaj?!

Sikur mos të mjaftonte dëmtimi i Armando Brojës dhe Mirlind Dakut, të cilët janë ende në pikëpyetje për ndeshjen me Poloninë, Sylvinho ka marrë një tjetër lajm të keq. Rey Manaj ka probleme.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mungoi edhe përballë Hatayspor në ndeshjen e sotme që Sivasspor fitoi 1-2. Ndërkohë që në Turqi zbulojnë edhe shkallën e dëmtimit të sulmuesit.

29-vjeçari lushnjar ka pësuar dëmtim në pjesën e sipërme të kofshës së majtë, ku pas ekzaminimeve është marrë vendimi që duhet të pushojë disa ditë. Duke i shtuar edhe Dakun me Brojën, Manaj pritet të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme për sulmin e Shqipërisë.

Kujtojmë se në kualifikueset e Botërorit 2026, ai ishte hero absolut me golin e shënuar në Leskovc përballë Serbisë, ku ekipi kuqezi fitoi 0-1.