Pas ‘Cariocas’, tjetër largim nga Feronikeli

Largimet tek klubi i Feronikelit kanë filluar.
Pas brazilianit Carioca, nga klubi largimin e ka zyrtarizuar edhe edhe futbollisti, Besmir Bojku, transmeton Indeksonline.
Bojku që dy sezone ishte pjesë e Feronikelit. Ai ka falendëruar kryetarin e klubit, Naser Ramajn, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe tifogrupin “Tigrat e Zi”.
Postimi i plotë i Besmir Bojkut:
Faleminderit Feronikel
Faleminderit te gjithve per keto 2 vite sa i kaluam se bashku, si momentet e mira dhe ato te pak sa te veshtira, asnje ndarje nuk eshte e lehte.
Se bashku me klubin perjetuam edhe emocionet e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës, momente qe çdo futbollist i ënderron.
Nuk mundem pa i pershendet edhe Presidentin e klubit z. Naser Ramaj dhe Kryetarin e Komunes së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci që gjithmone ishte së bashku me tifogrupin “Tigrat e Zi” duke na mbeshtetur si nga tribunat ashtu dhe jashte stadiumit.