Pas Christensen, Barcelona arrin marrëveshje me yllin e Milanit

Siç raportohet nga gazetari i njohur i futbollit Fabrizio Romano, gjigandi katalunas Barcelona ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Chelseat Andreas Christensen, që ky i fundit të transferohet si lojtar i lirë në “Camp Nou”.
Pas kësaj marrëveshjeje, Barça thuhet se është shumë pranë transferimit të radhës, ku sipas “Sport”, mesfushori i Milanit Frack Kessi do t’i bashkohet “Blaugranëve” si lojtar i lirë këtë verë, përcjell KosovaPress.
Kessie do të largohet nga “San Siro” në fund të këtij sezoni, dhe tani raportohet se ka arritur marrëveshje të plotë që të bashkohet nga sezoni i ardhshëm Barcelonës.
Në 29 paraqitje në të gjitha garat për Milanin, Franck Kessie ka arritur të regjistrojë gjashtë gola dhe një asistim mbi emrin e tij.