21:30 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Pas daljes nga spitali, Madonna bëhet ‘e gjallë’

Madonna është rikthyer në Instagram pasi u shtrua në spital në fund të muajit të kaluar për shkak të një “infeksioni serioz bakterial”.

Në këtë “rikthim” këngëtarja ka ndarë një foto ku duket teksa përqafon një buqetë të madhe me trëndafila rozë.

“Një trëndafil i vetëm mund të jetë kopshti im. Një mik i vetëm bota ime. Faleminderit”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kujtojmë që menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, konfirmoi se ajo ishte shtruar në spital me një postim në Instagram më 28 qershor.

“Të shtunën, më 24 qershor, Madonna kishte një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në intubim. Shëndeti i saj po përmirësohet, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një shërim të plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshijnë edhe turneun”, shkroi ai.

Të nesërmen në mëngjes, “People” konfirmoi se Madonna ishte kthyer në shtëpi dhe po vazhdonte të shërohej.