Pas Danilos, Flamengo hedh sytë edhe te lojtari i Arsenalit

Flamengo dëshiron të bëjë edhe një lëvizje tjetër në afatin kalimtar të janarit.
Bëhet fjalë për mesfushorin italo-brazilian të Arsenalit, Jorginhon i cili nuk po gjen minuta në formacionin bazë të Mikel Artetës.
Flamengo, dëshiron të përforcohet edhe në repartin e mbrojtjtes, pasi që është afër të sigurojë shërbimet e ish-kapitenit të Juventusit, Danilos.
Jorginho, ka vetëm gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale, por ekziston një opsion për të zgjatur dhe për një vit më trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë shumë herë se sa e vlerëson atë si lojtar dhe si person.
Mesfushori 31-vjeçar, ju kishte bashkuar Arsenalit nga rivali i tyre Chelsea në janar të vitit 2023, ku kishte bërë 71 paraqitje dhe ka shënuar vetëm 1 gol dhe 3 asistime, që nga ardhja e tij te “Topçinjtë”./IndeksOnline/