75 Mall Live Search
23:31 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

Pas debatit me Mateon, Brikena preket emocionalisht

Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën Brikenën në zinxhir dhe më pas patën një darkë së bashku si dy të vetmit që fituan lojën në Prime-n e kaluar.

Gjithsesi, këtë të shtunë, Brikena dëgjoi deklaratën që Mateo dha Prime-n e së martës, ku tha se familjarët e banores i kishin prerë rrugën dhe se ia kishin ndaluar të takoheshin më me njëri-tjetrin.

Pasi dëgjoi këtë deklaratë, Brikena u revoltua duke akuzuar Mateon se po i përdor të gjitha këto për lojë.

“Ky vazhdon dhe jep detaje me atakim për lojë. Unë me Mateon, janë që s’kam gjë, por s’do kemi gjë. Ai s’ka të drejtë ta përmendë familjen time. Ai po shfrytëzon këtë takim në lojë. Mua nuk më ndalon as familja ime për të qenë me një person dhe asnjë person. Kur unë nuk kam dalë me Mateon, është sepse s’doja të kisha një përputhje me Mateon. A kishte puthje a jo, unë s’e vazhdoj më. Puthje s’ka pasur, por ai e përdor. Familjen time nuk e prek askush. Bravo, sepse e tregove që këtë e përdore për lojë” u shpreh ajo.

Pasi u rihap ky diskutim, Brikena u prek shumë emocionalisht dhe u brengos se si mund ta gjykojë këtë situatë familja e saj.

Kjo gjë e bëri të shpërthejë në lotë.