08:22 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / AR

Pas defektit me avion, nisen për në Haxh grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova

Është nisur për në Haxh grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova.

Në fakt, ky grup do të duhej të udhëtonte dje por për shkak të një defekti teknik në aeroplanin me të cilin ata do të fluturonin, ky udhëtim është shtyrë sot për në orën 05:00 të mëngjesit.

Kjo u bë e ditur nga hoxha Lulzim Susuri.

“Me Shyqri Qemalin afër në ulëse duke ecur rrugës për udhëtimin e jezës, udhëtimi më i rëndësishëm pas udhëtimit për Xhenet, udhëtimi i haxhit 2022. Allahu na e pranoftë !”- ka shkruar ai në Facebook.