22:58 / E Premte, 22 Janar 2021 / Ç.Q

Pas deklarates se Haradinajt per bashkim me Shqiperi, reagon zyrtarisht edhe Rusia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ditë më parë ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që iu janë premtuar Kosovës tash e sa kohë, e që kanë mbetur tema të hapura.

Deklaratat e liderit të AAK-së, kanë bërë që të ketë reagime edhe nga Rusia.

Ministria e jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesën të cilën dënon kërcënimin dhe shantazhin e si thuhet “propagandës së ideologjisë shqiptaro-madhe që përbën kërcënim për integritetin territorial”.

Ky reagim erdhi si reagim në deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj se do iniciojë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, shkruan “B92”.

No description available.

“Kjo është edhe një në serinë e provokimeve të nxitura nga propaganda shqiptaro-madhe, që kohëve të fundit është gjithnjë më intensive që shpërndahet në regjion dhe që përbën kërcënim direkt në integritetin territorial të shteteve në Ballkan. Shantazhi politik është i palejueshëm, pikërisht kjo është thirrje për ndryshim të kufijve në regjion”, thuhet në kumtesë.

Ministria e jashtme ruse ndjen keqardhje që nuk ka pasur reagim të qartë në këtë provokim nga BE, që ka mandat të ndërmjetësuesit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Duhet të përkujtojmë të gjithë se zgjidhja e përhershme dhe stabile për Kosovën mund të vjen vetëm përmes bisedimeve në tavolinë me kusht të respektimit të drejtës ndërkombëtare duke u mbështetur në rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, kumtoi ministria ruse.

Kujtojmë se pas kësaj deklarate të Ramush Haradinajt, ka pasur reagime të menjëhershme edhe nga president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.