75 Mall Live Search
20:03 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Pas dekretimit të gjyqtares serbe, bllokohet puna e një institucioni tjetër në Kosovë!

Prej marsit të vitit të kaluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur i bllokuar dhe pa anëtarë të rinj.

Mirëpo, pos KQZ-së, vendit i ka mbetur jashtë funksionit edhe një institucion i rëndësishëm. “Indeksonline” mëson se bëhet fjalë për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.

Ky Këshill që nga e hëna ka mbetur i ‘paralizuar’ pasi nga aty është larguar Lela Petkoviç. Serbja me 21 janar u betua para presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, si gjyqtare e re.

KPM ligjërisht nuk mund të marrë asnjë vendim pasi aktualisht ka vetëm dy anëtarë, nga gjithsej shtatë sa kishte.

Kësisoj, institucioni në fjalë nuk ka të drejtë ligjore të marrë asnjë vendim për ankesat e nëpunësve apo kandidatëve që konkurrojnë nëpër institucionet publike.

Prej tyre të përfshirë janë; Shërbyesit civil, Gjykatat, Polici…etj.  Për zhbllokimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës përgjegjës tani është direkt Kuvendi i Kosovës. Pra, deputetët janë personat përgjegjës që duhet ta rikthejnë punën e KPM-së.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar kryetari i këtij institucioni, Eshref Shabani, i cili ka shpjeguar se katër anëtarëve u ka skaduar mandati me 19 dhjetor dhe Petkoviç që u dekretua nga Thaçi.

“Praktikisht Këshilli ka vetëm 2 anëtarë me mandat të cilët nuk kanë të drejtë të marrin asnjë vendim për ankesa apo monitorim. Praktikisht ne jemi të bllokuar totalisht deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj”, është shprehur ai.

Vlen të theksohet se anëtarët e kaluar të KPM-së ishin; Shkëmb Manaj, Lulzim Aliaj, Gjylinaz Novoberdali-Gola,

Hajzer Salihu, Lela Petkoviç si dhe Malsore Gashi. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/