Pas dështimit për vizat, apeli i deputetes Musliu-Shoshit: Qeveria të bëj strategji e plan…!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka komentuar injorimin që Bashkimi Evropian i ka bërë Republikës së Kosovës.
Ajo ka marrë shembull heqjen e vizave për Argjentinën, Andorrën, Brazilin, Kolumbinë, Guatemalën, Peru e Venezuelës.
“Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit”.
Postimi i plotë:
Imagjinoni, Bashkimi Evropian vazhdon ta mbajë të izoluar popullin e Kosovës që jemi më pak se 2 milionë qytetarë dhe jetojmë në mes të Evropës. Ndërsa kjo BE u ka hequr vizat edhe Argjentinës, Andorrës, Brazilit, Kolumbisë, Guatemalës, Peru e Venezuelës.
Kosova e humbi shancin e saj ideal kur i plotësoi të gjitha kriteret më 2016, por u pengua nga brenda prej deputetëve e kryeministrit aktual të cilët kur ishin opozitë e sulmonin shtetin e Kosovës me të gjitha mjetet e dhunshme për ta bllokuar demarkacionin e kufirit.
Përderisa e presim trenin e radhës, kjo qeveri duhet të paktën të dijë të loboj, të ketë strategji e plan, të dijë ta trajtojë interesin kombëtar e të jemi të bashkuar në rrugën drejt integrimit evropian.