75 Mall Live Search
14:47 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Pas dhimbjes, nuk do të jeni më kurrë i njëjti

Ka një të vërtetë pas çdo çasti që zemra juaj copëtohet. Një e vërtetë që sado e vështirë që të përpiqesh ta shmangësh, do të duhet të përballesh me të. Do të vish në front me të dhe nuk do të shpëtosh. Të gjithë do t’ju flasin për kohën që do t’ju duhet për të shëruar plagët tuaja. Për kohën që do t’ju bëjë ta kapërceni atë.

Por e vërteta është se shenja me të cilën ju lë trauma mund të shërohet, por dhimbja që keni ndjerë nga dëmtimi ju ndryshon plotësisht, absolutisht dhe nuk ka kthim prapa në atë që keni qenë dikur.

Pas dëmtimit, pas dhimbjes, nuk je më kurrë i njëjti/e njëjta.

Dhe kjo është e padiskutueshme.

Gjatë ditëve në vazhdim derisa të vazhdoni përsëri fort mbi këmbët tuaja, do të zbuloni në vetvete gjëra që nuk i keni ditur për veten tuaj, gjëra që mund t’i keni harruar. Do të zbuloni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Do të pastroni dëshirat tuaja dhe ato që jeni të gatshëm të sakrifikoni për t’i jetuar ato.