75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / AR

Pas dhimbjes, vjen lumturia, aktorja gjen sërish dashurinë

Vetëm pak kohë pasi finalizoi divorcin nga Keith Urban, Nicole Kidman gjendet sërish në qendër të titujve ndërkombëtarë. Sipas raportimeve të fundit, aktorja fituese e Oscar-it po “përndiqet romantikisht” nga biznesmeni multimilioner Paul Salem, një emër i njohur në botën e financave dhe aktualisht kryetar bordi në MGM Resorts International.

Burime pranë situatës kanë deklaruar se Salem ka shprehur hapur interesin e tij për yllin e “Babygirl”, madje duke ia bërë të qartë këtë edhe rrethit të tij të ngushtë. Megjithatë, të njëjtat burime sqarojnë se, ndonëse ata kanë miq të përbashkët dhe janë parë në ambiente grupi, “nuk janë në një lidhje dhe nuk kanë kaluar kohë vetëm për vetëm”. Një detaj që e vendos historinë mes thashethemit dhe mundësisë.

Divorci i Kidman dhe Urban u zyrtarizua pas ndarjes së shpallur në shtator 2025, me aktoren që paraqiti kërkesën duke përmendur “dallime të papajtueshme”. “Ndonjëherë marrëdhëniet thjesht e përfundojnë ciklin e tyre,” citohej një burim në atë kohë, duke shtuar se Kidman “nuk e dëshironte ndarjen dhe po përpiqej ta shpëtonte martesën”. Sot, situata duket se ka ndryshuar.

Nëse kjo është fillesa e një historie të re dashurie apo thjesht një kapitull i ndërmjetëm, koha do ta tregojë. Por sidoqoftë, Nicole mbetet protagoniste, në ekran dhe përtej tij.