Pas diplomacisë, ish-ministri Osmani i kthehet kirurgjisë së avancuar

Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duket se i është kthyer në plotni profesionit të tij prej kirurgu.
Kështu lë të kuptojë një fotografi e tij, të cilin e ka shoqëruar me një dedikim falënderues ndaj një spitali në Oslo, për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike.
”Mirënjohës për mundësinë e trajnimit në kirurgjinë robotike për trajtimin e kancerit në spitalin prestigjioz Ullevål në Oslo, transmeton klankosova.
Kjo teknologji moderne po revolucionarizon saktësinë kirurgjikale dhe shërimin e kancerit.
Bujar Osmani mban titullin specialist kirurg në Kirurgjinë Digjestive dhe njëkohësisht ushtronte edhe detyrën shtetërore si ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.