13:34 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / AR

Pas disa ditësh, Getinjo rikthehet në Instagram

Ka disa ditë që në rrjetet sociale është përfolur që reperi Getinjo është arrestuar. Madje një dyshim i tillë erdhi pasi i njëjti u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale.

Indeksonline kishte kontaktuar me të vëllain Mozzik dhe ish të dashuren, Vivien të cilët i kanë mohuar këto deklarata.

Ndërsa, minuta më parë reperi vendosi që të rikthehet në këto platforma.

Në “Instastory” ka publikuar dy pamje ku në njërën shihet në aeroplan ndërsa fotografia tjetër është nga vetura.

“Histori e gjatë. Përsëri në botën e egër”, shkroi ai./Indeksonline/