Pas disa javësh në arrati, arrestohet Miftar Dobraj, i dyshuari për tentim vrasje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar Miftar (Xhevat) Dobraj, 37 vjeç, të dyshuar për tentim vrasje dhe mbajtje të paautorizuar të armës.
Ngjarja kishte ndodhur më 22 prill në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri drejt një personi, por viktima nuk kishte pësuar lëndime.
Pas hetimeve intensive, sot ai është arrestuar dhe tek ai janë gjetur një armë pistoletë Blowfog 9mm, një karikator dhe dy fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/
