75 Mall Live Search
23:54 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas disa muajsh kthehen në qytetin e tyre futbollistët e Wuhanit

Skuadra e Wuhan Zall më në fund janë rikthyer në shtëpi pas tre muajsh.

Wuhan ishte epiqendra nga ku shpërtheu koronavirusi kurse gjatë asaj kohe skuadra e futbollit të këtij qyteti kishin shkuar në udhëtim, transmeton IndeksOnline.

Në pamundësi të rikthehen në qytetin e tyre shkaku i pandemisë covid-19 kjo skuadër u detyrua të qëndroj në qytete tjera deri më sot.

Kurse tani që masat e sigurisë janë ulur në këtë qytet futbollistët janë rikthyer, e ku kanë treguar që ishte shumë e vështirë të rrinin larg familjarëve të tyre./IndeksOnline/.