75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 10 Mars 2026 / Z S

Pas disa orë në Krime të rënda, u lirua Halil Geci, thotë avokati

Avokati i Halil Geci ka reaguar pasi klienti i tij është intervistuar nga njësia për krime të rënda, duke e quajtur rastin “të paprecedent”.

Sipas avokatit, Geci, i njohur si “Baci Lilë”,  është liruar pas disa orësh qëndrimi në polici dhe rasti lidhet me një status të publikuar në Facebook.

Postimi i plotë:

RAST I PA PRECEDENT

PRESIDENTIA E QONË NË POLICI QYTETARIN PËR NJË STATUS NË FACEBOOK

Miq të dashur, pas disa orë në Krime të rënda, u lirue Baci Lilë.

Në asnjë vend Demokratik, nuk ndodh qe Presidenti i shteti, të merrët me statuse të qytetarit të cilet me Konvent Europiane dhe Kushtetutë të Republikës, …e drejta e shprehjes së mendimit të lirë garantohet…

Baci Lilë, njihet botërisht si njeri qe pertej dekadash, promovonë paqë dhe tolerancë kudo.