Pas disa shkarkimeve të sotme, reagon deputeti më i zëshmi në këtë drejtim: Të vazhdohet edhe me shkarkime të tjera

Pas shkarkimeve të sotme nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai tha se duhet të vazhdohet edhe me shkarkime të tjera, ku ka shkelje ligjore dhe abuzime, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji.
Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime.