75 Mall Live Search
09:26 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / AR

Pas disa vjetësh, Britney Spears pajtohet me djalin e saj

Këngëtarja e njohur Britney Spears u pajtua me djalin e saj 18-vjeçar, Jayden James Federline, pasi ka disa vjet që nuk kanë pasur kontakt.

Një burim ka treguar për mediat e huaja se ata “po kalojnë shumë kohë së bashku”, transmeton Indeksonline.

Një burim tjetër tha se Jayden u kthye në Kaliforni, ku jeton Britney, pasi jetoi në Hawaii për një kohë me babain e tij, Kevin dhe vëllain Sean Preston.

Nuk dihet nëse Jayden është zhvendosur në shtëpinë e nënës teksa vëllai i tij qëndron në Hawaii me të atin.

imazh

“Britney është shumë e lumtur që ka rikthyer djalin e saj. Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur”, shtoi një burim.

Babai i Jayden, Kevin thuhet se as nuk e dinte që Britney dhe djali i saj i kishin rregulluar marrëdhëniet. “Nëse ka pasur një pajtim, ky është një lajm i ri për Kevinin. Kevin flet shpesh me Jayden dhe nuk ka dëgjuar asgjë për një pajtim midis 18-vjeçarit dhe nënës së tij”, tha avokati i Federline, Mark Vincent Kaplan për TMZ./Indeksonline/

imazh