14:52 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pas ditëlindjes, Enca merr një vendim

Këngëtares së njohur, e cila ka shumë fansa, por edhe miq, nuk i kanë munguar urimet e shumta nga ta dhe Enca është treguar mirënjohëse, shkruan Indeksonline.

Në një postim në “InstaStory”, ajo ka falënderuar të gjithë ata që ndan kohë për ta uruar dhe ia bën këtë ditë edhe më të veçantë, transmeton Indeksonline.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Në ditë të tilla kujtohemi se sa shumë njerëz na duan dhe kujtojnë. Ju dua cum!”, shkroi ajo.

Ndërsa, pak më vonë ajo bëri një tjetër postim përmes të cilit tha se do të fillojë t’i karakterizojë njerëzit sipas urimeve që i kanë bërë.

“Unë totalisht do kategorizoj njerëzit sipas urimeve të ditëlindjeve që më bënë” – natyrisht kjo kishte natyrë humori!”, ka shkruar Enca.

Ndryshe, “Jealous” është promovimi i saj i fundit, ndërsa ka paralajmëruar projekte të reja./Indeksonline/