15:20 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pas divorcit, Rudina Dembacaj fotografohet me ish-deputetin

Pak javë më parë aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka pranuar se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj.

Në media u përfol shumë se Dembacaj ishte në një lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.

Tanimë kjo gjë është përforcuar, pasi Dembacaj së fundmi është fotografuar me ish-deputetin Frroku në restorantin e këtij të fundit, që është hapur para pak kohe.