Pas dorëheqjes së Aliut, Hysen Durmishi emërohet ushtrues detyre i ministrit të Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij.
Sipas burimeve të Indeksonline, pas dorëheqjes së Aliut, në pozitën e ushtruesit të detyrës së ministrit është emëruar zëvendësministri i deritanishëm, Hysen Durmishi.
Ndryshe Liburn Aliu i cili sot ka paraqitur dorëheqje ka thënë se dorëheqja e tij vie pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Indeksonline/