Pas dorëheqjeve, KQZ-ja rekomandon 18 kandidatë për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 15-të në këtë vit të
kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të dorëzuar, më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit
për zgjedhjet e përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese:


