75 Mall Live Search
18:04 / E Martë, 11 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Pas duelit mes Malokut dhe Mujës, ky i fundit përfundon në spital për 72 orë

Pas duelit mes Ardian Mujës dhe Faton Malokut në ndeshjen Trepça’89 – Drita.

Kapiteni i Trepcës 89’ Muja, u detyra të marrë shërbime mjeksore, ku si pasojë e goditjes  së pësuar nga Maloku kishte çarë veshkën, duke qëndruar për 72 orë i shtrirë në QKUK.

Njoftimi I plotë:

Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.

Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.

Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.

Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja.

Me respekt

Klubi Futbollistik Trepça’89 /IndeksOnline/