75 Mall Live Search
18:12 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pas dy javësh xhirime, kjo është gjendja e Rita Orës

Rita Ora po vazhdon të jetë e pandalshme me angazhime të shumta profesionale.

Ndonëse e stërngarkuar ajo arrin që çdo herë të duket në formë të mirë.

Së fundi në një postim që ka bërë në Instagram, këngëtarja shqiptare ka treguar se sapo ka përfunduar xhirimet e projekteve të ardhshme që kanë zgjatur dy javë.

Me disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e fundit ajo ka theksuar se ia vlen të prisni ato që ajo ka përgatitur.

Ndryshe, kënga e fundit e 29 vjeçares ‘Ritual’ erdhi në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue./Indeksonline/