75 Mall Live Search
12:43 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pas dy muajve lirohet nga burgu kosovarja që në Zvicër u paraqit si doktoreshë e rreme

Kosovarja Ilire.I e cila u deklarua si doktoreshë e rrem në Zvicër është liruaranga paraburgimi.

Kjo është konfirmuar nga Kryeprokurori.

Hetimi lidhur me këtë rast është duke vazhduar, kurse Ilire.I përfaqësohet ligjërisht nga njëri prej ish-avokatëve të Loredana Zefit e cila gjithashtu akuzohet për mashtrim, transmeton Indeksonline.

Ilirja apo njohur ndryshe si doktoresha mashtruese qëndroi për dy muaj në paraburgim, teksa thuhet se ka mashtruar fqinjin e saj George G. duke ia marrë 212 mijë franga në kantonin e Schaffhausen të Zvicrës.

Përpos Geroge, edhe njerëz të tjerë kishin deklaruar se kanë rënë pre e mashtrimit të saj si doktoreshë e rreme dhe i dhanë asaj para.

Raportimi për mashtrimin e saj u bë në muajin maj, në të njëjtën kohë kur edhe u arrestua./Indeksonline/