18:55 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Pas dy rasteve me koronavirus në Kosovë: Prishtina ka këtë kërkesë për FFK-në

Vetëm pak orë më parë, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.

Pas kësaj, skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina futsal, ka dal me një njoftim ku bën thirrje që palestrat të dezinfektohen.

“Klubi i kryeqytetit në futsall MabetexPrishtina, duke e përcjellur me vëmendje situaten rreth virusit COVID-19 tani më e shpallur nga Organizata e botërore e shëndetit si pandemi, e po ashtu nga sot edhe vendi ynë ka të prekur me këtë virus.

Kërkojmë nga Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, respektivisht nga Komisioni i Futsallit që të specifikoj shkres-ndalimin duke përmendur edhe futsallin, kur dihet se vendet ku ndeshjet zhvillohen janë ambiente të mbyllura (palestra) dhe kërkohet që të dezinfektohen para se ndeshjet të zhvillohen”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Kujtojmë, gjitha ndeshjet sportive në vend do të zhvillohen pa shikues pas vendimit nga Qeveria e Kosovës.