75 Mall Live Search
19:01 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Pas dy vitesh larg ekranit, Arbana flet hapur: Televizioni nuk është bota që mendoni

Prej gati dy dekadash, Arbana Osmani ka qenë sinonim i spektaklit televiziv shqiptar. Një prezantuese ikonike, e aftë të mbajë gjallë prime time-in me natyrshmërinë dhe elegancën e saj. Por prej dy vitesh ajo është larguar nga ekrani, duke zgjedhur të ndjekë një rrugë tjetër: atë të platformave digjitale, një univers që çdo ditë po fiton terren dhe ndikim në kulturën e konsumit të mediave.

Mbrëmjen e djeshme në ‘Mirëmbrëma yje”, ndërsa me Mira Kazhanin po flisnin për ndryshimet që kanë sjellë platformat digjitale dhe për mënyrën si publiku konsumon sot përmbajtje, Arbana u ndal televizioni tradicional dhe mjedisi i tij i brendshëm. Ajo rrëfeu se përtej shkëlqimit të ekranit, televizioni është një botë e ashpër, e mbushur me konkurrencë të pamëshirshme dhe energji toksike. 

“Kur u shkëputa nga televizioni dhe nisa biznesin, më thoshin të gjithë: Ç’pate ti? Ishe mirë në televizion. Do e shohësh sa i egër është biznesi, konkurrenca. Prisja këtë gjë. Ndërkohë tani po bëhen gati dy vite. Dhe sa herë e kujtoj them: këta nuk e kanë idenë se çfarë bëhet në televizione. S’i kanë provuar realisht gjarpërinjtë dhe hardhucat! Është një mjedis toksik.”

Një deklaratë e cila në një farë mënyre e shkund glamurin e fasadës televizive, për të treguar fytyrën tjetër: pas kulisave, aty ku ego, interesa dhe rivalitete krijojnë një terren shpeshherë më të ashpër se çdo konkurencë biznesi.