Pas dy vitesh lidhje, fejohet çifti me ‘Sindrome Down’, video bëhet virale!
Propozimi për martesë i një djali me Sindromën Down për të dashurën e tij, gjithashtu me Sindromën Down është bërë virale në rrjetet sociale.
Video e publikuar nga vajza, Saris Marie Garcia ka marrë pëlqimin e shumë njerëzve, duke u shpërndarë gjithandej.
Në video shfaqet i dashuri i saj, Garcia David Cowan, i cili shkon drejt të dashurës së tij, nxitëse tifozesh në Florida.
Në dorë, Coëan mbante një tufë lule, disa tullumbace dhe një pankartë ku shkruhej: “A do të jesh rrezja e diellit për të ardhur në shtëpi? Propozim që ka marrë miratimin e Saris,që e shpërbleu të dashurin e saj me përqafime të ngrohta.
