Pas dy vitesh lidhje, Scarlett Johansson dhe Colin Jos fejohen
Scarlett Johansson dhe kolegu i saj në ‘SNL’ Colin Jost kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre pas dy vjet lidhje.
Publicistja e aktores e konfirmoi lajmin për AP, duke thënë se ScarJo dhe Colin janë fejuar zyrtarisht, por asnjë datë martese nuk është caktuar ende.
Kjo do të ishte martesa e tretë e Scarlett-it, e cila më parë ishte e lidhur me Ryan Reynolds nga viti 2008 deri më 2011 dhe më pas u martua me gazetarin Romain Dauriac, me të cilin ndan një fëmijë. /Indeksonline/