Pas dy vitesh, motra e Kim-it i kthehet ish-it

Kendall Jenner dhe Devin Booker janë sërish në lidhje. People e shkruan këtë bazuar në një burim.
Çifti u nda në nëntor 2022 pas rreth dy vitesh, por diçka duket se po ‘lulëzon’ sërish mes modeles dhe basketbollistit, transmeton Indeksonline.
Të dy po “rifillojnë ngadalë”, thotë burimi. Jenner më parë ishte në lidhje me reperin Bad Bunny, por të dy u ndanë dhjetorin e kaluar.
Një burim i tha People pas ndarjes së Jenner dhe Booker se ata “kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe i dëshirojnë njëri-tjetrit vetëm më të mirën”, por se ata kishin vendosur të fokusoheshin në karrierën e tyre./Indeksonline/