75 Mall Live Search
12:45 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / MSH1

Pas dy vitesh procedura, jepet tenderi për rrënimin e objekteve ku do të ndërtohet MBPZHR-ja

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë kontratën për rrënimin e objekteve ku do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë.

Rrënimi i objekteve do të bëhet në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë, në parcelën e re me numër kadastri P-71+14059-10660-0, ku është planifikuar të ndërtohet objekti i ri, shkruan IndeksOnline.

Kontrata i është dhënë biznesit individual Ermal Sylaj, teksa vlera e saj është 65 mijë e 920 euro.

Projekti po realizohet pas pothuajse 2 vjetësh të shpalljes së njoftimit për kontratë.

Procesi ishte zhvilluar përgjatë muajve me disa vërejtje për dokumentacionet e palëve që ofertuan tenderin./IndeksOnline/