23:29 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Pas dy viteve pauzë, Zaev publikon një “bombë” të re: Nuk është as për Gruevskin, as për Ali Ahmetin!

Pas dy viteve pauzë, Zoran Zaev ka publikuar një “bombë” të re. Nuk bëhet fjalë për ndonjë incizim as për Nikolal gruevskin, as për Ali Ahmetin, por për “bombë” që kthen shpresat e qytetarëve të cilët janë të bllokuar nga përmbaruesit, transmeton Gazeta Lajm.

“U dhash urdhër ministrit të drejtësisë dhe ministrit për financa të gjejnë mënyrë se si të intervenojmë si qeveri dhe t’u ndihmojmë gjithë atyre qytetarëve  që fundosen në borxhe ndaj përmbaruesve. Tani është në vijim debate dhe për një muaj do të gjejmë mënyrë se si t’i shpëtojmë ata dhjetëra mijëra qytetarë që kanë bankrotuar për shkak të borxheve të grumbulluara ndaj përmbarëuesve”, tha Zaev, në pres konferencën e parë të mbajtur në vitin 2018 bashkë me ministrin e financave, Tevdovski.