Pas eksperiencës në “BBVK”, flet Bay T: Një fjalë e juaj jashtë vlen shumë
Reperja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bay T, ka folur në prag të sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur në vend.
Për Indeksonline, ajo ka ndarë pritjet e saj për edicionin e ardhshëm dhe ka reflektuar mbi eksperiencën që përjetoi brenda shtëpisë së famshme.

E pyetur nëse pret më shumë emocione apo më shumë “drama” këtë vit, Bay T është përgjigjur shkurt dhe me humor:
“Drama shumë ka me pas”!
Ajo gjithashtu ka folur për ndikimin që “Big Brother VIP Kosova” ka pasur në zhvillimin e saj personal dhe profesional:
“Kjo eksperiencë më ka ndihmu për dyjat, se është shumë sfiduese çdo ditë aty mrena”, u shpreh Bay T.

Në fund, reperja ka dhënë edhe një këshillë për banorët e rinj të këtij sezoni:
“Sa më shumë aktiv në biseda, sa më shumë me jep opinionet tuaja, edhe nëse mendoni që ndonjëherë s’ia vlen, një fjalë e juaj jashtë vlen shumë, se publiku t’gjykon”.
Fansat tashmë mezi presin të shohin se kush do të jenë banorët e rinj dhe kur pritet të fillojë spektakli gjigant, i cili do të na mbajë të kurdisur para ekranit./Indeksonline/


