17:21 / E Shtunë, 27 Nëntor 2021 / A K

Pas eliminimit nga Big Brother Vip, Bora Zemani publikon video nga takimi me shoqen e ngushtë Semin

Semi Jauapaj është banorja e cila u eliminua mbrëmë nga shtëpia e Big Brother.

Ajo ishte në nominim bashkë me Einxhel por që fati të qëndronte në shtëpi nuk ishte në anën e saj.

Siç dihet ajo ka shoqe të ngushtë Bora Zemanin për të cilën ka folur shpesh brenda shtëpisë, por edhe ka debatuar mjaft shpesh me Donaldin për shkak të deklaratave që bënte ai në lidhje me Borën.

Kjo e fundit mbrëmë ka ardhur mbrëmë ta presë tek dera shoqen më të mirë të saj Semin.

Bora publikoi video nga takimi i tyre, ku në një moment shihet edhe e përlotur.

Theksojmë se Donaldi po vazhdon ende garën për çmimin e madh prej 100 mijë euro.