21:58 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Pas eskalimit të situatës, Izraeli nis bombardimin e Gazës

Aviacioni izraelit ka nisur një seri bombardimesh në Rripin e Gazës në orët e vona, duke shënjëstruar objektet e Hamasit sipas një njoftimi zyrtar të ushtrisë izraelite.

Avionët luftarak bombarduan kampin për trajnimin dhe ruajtjen e armëve të Hamasit në Rripin e Gazës, duke iu përgjigjur sulmeve me raketa nga ai territor, shkruhet në Twitter nga IDF e Izraelit, transmeton Indeksonline.

“Në përgjigje të raketave që ishin nisur sot herët nisur në drejtim të Izraelit, forcat ushtarake dhe ajrore sulmuan një kamp trajnimi të Hamasit dhe armëve depo në Rripin e Gazës”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq mediet ndërkombëtare raportojnë për viktima në civil./Indeksonline/