75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

Pas Felix, tjetër rast me Covid-19 te skuadra e Atletico Madrid

Skuadra e Atletico Madridit është duke vuajtur në këto ditët e fundit.

Klubi spanjoll sot gjatë një shkrimi në rrjetet sociale tregon se lojtari Moussa Dembele ka rezultuar pozitiv me Covidin-19, shkruan IndeksOnline.

Pas Joao Felix (i cili rezultoi pozitiv dje), tani pozitiv ka dalë edhe sulmuesi i ardhur nga Lyoni para disa jave.

“Lojtari është izoluar në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan klubi i Atleticos.

Para disa dite pozitivë te klubi i Madridit kishin rezultuar edhe dy lojtarë, Carrasco dhe Hermoso./IndeksOnline/