Pas Firminos, edhe Mane fiton një çmim
Sulmuesit e Liverpoolit janë duke kaluar një javë fantastike. Pas Firminos që fitoi çmimin si “Lojtari më i Mirë i Javës” në Ligën e Kampionëve, një çmim e ka fituar edhe Sadio Mane.
Senegalezi është zgjedhur Lojtari i Muajit Mars në Premier Ligë. Gjatë muajit të kaluar, Mane në tre ndeshje shënoi tre gola.
Mane është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë këtë sezon, ku shpeshherë po jetë vendimtarë për skuadrën e Liverpoolit./Indeksonline/