75 Mall Live Search
22:43 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Pas fitimit të Carabao Cup, Manchester United kualifikohet edhe në çerekfinale të Fa Cup

Pas triumfit në Carabao Cup në fundjavë, Manchester United ka vazhduar me hapa të sigurt edhe në FA Cup.

”Djajtë e kuq” mposhtën në ”Old Trafford” West Hamin me rezultat 3-1, duke u kualifikuar në çerekfinale të Fa Cup, shkruan IndeksOnline.

Ishin mysafirët të cilët kaluan në epërsi me golin e Benrahma në minutën e 54-të, por më pas United u këndell dhe përmbysi rezultatin.

Ishte një autogol nga mbrojtësi Aguerd, i cili barazoi shifrat në minutën e 77-të duke i dhënë shpresë vendaseve për një rikthim të mundshëm.

United arriti të përmbys rezultatin vetëm në minutat shtesë, ku arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë.

Garnacho në minutën e 90-të dhe Fred në 90+5 i dhanë fitoren dhe kualifikimin në çerkfinale skuadrës së Manchesterit./IndeksOnline/