Pas fitores, Drita provokon Gjilanin me këtë fotografi
Imazhet e golit të Ardian Cuculit do të mbahen mend gjatë nga ‘bardhekaltërit’ që të dielën më 29 shtator triumfuan derbin numër 30-të kampional ndaj rivalëve të përbetuar SC Gjilanin
Pa dyshim nuk kishin si mos të mungonin imazhet edhe një ditë pas derbit, teksa këtë herë faqja zyrtare e klubit është përkujdesur për foton e ditës.
“Fotoja e ditës”, shkruan faqja zyrtare e klubt të Dritës.
Me Ardian Cuculin që feston pas golit dhe Liridon Lecin që është i gatshëm për festë.
Ndërkohë që dy mbrojtësit e Gjilanit, Oltion Rapa dhe Jackson Ferreira gjenden të shtrirë në tokë dhe pjesa tjetër e skuadrës që proteston për golin.
Gjithçka legjitime, sikurse për golin, ashtu edhe për festën e tifozëve të Dritës që shijojnë fitoren numër 11 në derbi.
