14:03 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Pas fitores, Erdogan ia thotë këngës mbi autobus para mijëra mbështetësve të tij (Video)

Pas shpalljes së fitores, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka kënduar mbi një autobus para mijëra mbështetësve të tij. Video është publikuar nga BBC, në të cilën shfaqet Erdogan me mikrofon teksa këndon, ndërsa mbi autobus ndodhen edhe anëtarë të stafit të tij.

Rivali i tij, Kemal Kilicdaroglu, tha se zgjedhjet ishin të padrejta, pa e pranuar në mënyrë eksplicite humbjen.

Megjithatë, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK) më vonë konfirmoi se Erdogan kishte fituar zgjedhjet.