Pas fitores ndaj Cityt, Liverpuli kërkon tre pikë edhe nga West Ham, formacionet zyrtare

Pas fitores së madhe që morri në fundjavë ndaj Manchester Cityt, Liverpuli sot përballet me skuadrën e West Ham United.
Skuadra e Jurgen Klopp, do të synoj një fitore tjetër për të mbajtur hapin me skuadrat e tjera për të zënë një vend në garat evropiane, shkruan IndeksOnline.
Liverpul ka kaluar në një formë jo të mirë në javët e para të Premier Ligës ku ka grumbulluar vetëm 13 pikë në nëntë ndeshje të luajtura deri më tani.
Ndërkohë West Ham në tre ndeshjet e fundit ka 2 fitore dhe një barazim.
Ndeshja fillon në ora 20:30.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Arnold, Gomez, Van Dijk, Tsimikas, Henderson, Thiago, Carvalho, Salah, Firmino, Nunez.
West Ham: Fabianski, Johnson, Zouma, Kehrerm Cresswell, Fornals, Rice, Soucek, Downes, Scamacca, Bowen./IndeksOnline/