75 Mall Live Search
17:53 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / Blerim

Pas fitores ndaj Moldavisë, Vedat Muriqi bëhet baba për herë të dytë

Sulmuesi i Kosovës, i cili mbrëmë luajti 90’të minuta të plota ndaj Moldavisë, sot ka pranuar lajmin e madh.

Muriqi është bërë baba për herë të dytë, ai dhe bashkëshortja e tij Edibja kanë sjellë në jetë edhe një fëmijë tjetër, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e futbollistit, e cila publikoi fotografinë e parë të foshnjës së porsalindur.

Ndonëse nuk e ka zbuluar emrin, gjinija e foshnjës është vajzë.