75 Mall Live Search
23:57 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Pas fitores ndaj Tottenham, Liverpool humb futbollistin më të mirë

Liverpooli shënoi fitore të madhe pasi mposhti Tottenhamin me rezultat 2-1.

Por pas kësaj fitoreje, Reds mund të marrin një humbje të madhe, shkruan Indeksonline.

Virgil van Dijk ishte vendimtar me lëvizjen e tij me një kundërsulm kundër dy futbollistëve të Spurs.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp ka thënë se mbrojtësi holandez ka pësuar një lëndim.

Duhet ta shohim, e pyeta dhe mendoj se ishte në situatën e kundërsulmit kur Sissoko e goditi atë … Nuk e di nëse ai e ka shtrembëruar apo është vetëm një goditje“, ka thënë trajneri.

Ai ishte duke ecur në intervistat me një pako të madhe akulli. Unë shpresoj se nuk është asgjë serioze, por nuk e di ende“, shtoi Klopp.

Van Dijk është lojtari kyç i Liverpoolit këtë sezon dhe dëmtimi i tij do të ishte një goditje masive ndaj shpresave të titullit të Reds. /IndeksOnline/