75 Mall Live Search
20:43 / E Diele, 12 Maj 2024 / AR

Pas fitores së Eurovision ,Nemo thyen një tjetër rekord!

Nemo nga Zvicra u kurorëzua fitues i Eurovizionit të 68-të me këngën ” The Code “.

Nemo mori gjithsej 591 pikë (365 pikë nga juritë kombëtare dhe 226 nga publiku), duke cuar trofeun për herë të tretë në Zvicër.

Menjeherë pas shpalljes së tij si fitues është vënë re një rritje e madhe e ndjekësve të tij në Instagram.

Nemo Mettler është një reper, këngëtar dhe muzikant i lindur në Biel/Bienne, Zvicër. Që nga viti 2015, Nemo ka qenë aktiv në industrinë e muzikës. Kënga më e mirë që ka Nemo deri më tani është kënga e vitit 2017 “Du”, e cila zuri top listen në Zvicër.