75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 22 Mars 2021 / AR

Pas fitores së madhe, Dua shijoi një natë romantike me të dashurin në Malibu

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po e shijon në maksimum lidhjen e saj me Anwar Hadid.

Dyshja janë parë duke shijuar një natë romantike në një restorant në Malibu, transmeton Indeksonline.

Dua është shfaqur e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë krem, teksa Anwar ka zgjedhur që të vishet me ngjyrë të zezë.

Shëtitja e çiftit vjen pasi Anwar e surprizoi Duan pas fitores së madhe në Grammy 2021.

Kujtojmë, Dua mori çmimin për albumin më të mirë, për albumin e saj të fundit “Future Nostalgia”./Indeksonline/