Pas formës fantastike me Arbërinë, Almir Kryeziu ‘vërshohet’ me oferta nga klubet brenda dhe jashtë vendit!

Mesfushori, Almir Kryeziu po kalon formë të mirë te klubi i simpatik i këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll, Arbëria.
Ai përgjatë këtij gjysmë-sezoni tregoi se është futbollist i dëshmuar, ku edhe pranoi ftesë nga Kombëtarja U21 e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Përveç ftesës nga “Dardanët”, për mesfushorin e Arbërisë po interesohen edhe skuadrat e tjera të Superligës, madje edhe disa nga jashtë.
Në një prononcim për IndeksOnline, 22-vjeçari tha se ka disa oferta si nga klubet kosovar, po ashtu edhe nga ato jashtë vendit.
“Po kemi disa oferta, por që nuk i kemi shqyrtuar, jemi në bisedime me disa klube dhe menaxheri im po bisedon edhe me disa jashtë vendit”, tha ai.