75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / A. M.

Pas futjes në Kuvendin e Gazës, ushtria izraelite shkatërroi monumentin e Yasser Arafatit!

Një video është duke qarkulluar në “X” ku shihen forcat ushtarake izraelite duke shkatërruar një monument.

Bëhet fjalë për rrënimin e monumentit kushtuar presidentit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Ushtria izraelite ka depërtuar sot deri në ndërtesën e Kuvendit të Gazës, ndërsa Hamasi humbi kontrollin e qytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant.

“Nuk ka forca të Hamasit në gjendje të ndalojnë IDF-në. IDF po përparon në çdo pikë. Organizata Hamas ka humbur kontrollin mbi Gazën. Terroristët po ikin në jug. Civilët po plaçkitin bazat e Hamasit. Ata nuk kanë besim te qeveria,” tha ministri izraelit./Indeksonline/