75 Mall Live Search
21:53 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Pas futjes së Prishtinës në karantinë reagojnë edhe “Plisat”, bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi

Që nga sot, Prishtina do të futet në karantinë.

Ministri i Shëndetësisë tha se janë testuar pozitivisht sot 20 raste nga komuna e Prishtinës,që bëri që kryeqyteti të futet në karantinë.

Në lidhje me këtë kanë reaguar tifogrupi i kryeqytetit “Plisat”.

Ky është postimi i tyre:

Siç e lexuat edhe në portale, prej nesër KRYEQYTETI futet në karantinë, pra nuk lejohet as hyrja në Prishtinë e as dalja nga Prishtina. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe mos të dalin, mos ja rreziko jetën askujt, e sidomos një të moshuari, sepse secili prej nesh e kemi nga një të moshuar në shtëpitë tona. Respektoji rregullat dhe QËNDRO NË SHTËPI.

I DUHESH PRISHTINËS
I DUHESH KRYEQYTETIT