75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 05 Janar 2023 / L K

Pas Ganës, ky pritet të jetë banori i ri në Big Brother VIP Kosova

Indeksonline raportoi dje se në shtëpinë e BBVK pritet të futet këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi.

Ndërsa, një emër tjetër sot është raportuar në media.

Këtë të premte shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të mbushet me disa banorë të rinj.

Telegrafi ka mësuar nga burime pranë spektaklit se një nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohet aventurës së famshme është moderatori i emisionit “Barber Shok”, Fisnik Juniku.

Fisi përveçse moderator i emisionit që vë në fokus hip-hop kulturën e vendit, ka qenë më parë edhe basketbollist si dhe është organizator i eventit “3×3 Prishtina”.